Aksident i rëndë në mes tri veturave në Duhël, vdes njëri nga shoferët

Pas një aksidenti mbrëmë vonë në fshatin Duhël të Suharekës, raportohet se drejtuesi i veturës ka ndërruar jetë, bëhet e ditur në raportin e fundit nga Policia e Kosovës.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipet mjekësore, dhe se trupi i pa jetë iu është dërguar Institutit të Mjeksisë Ligjore për ekzaminim të mëtutjeshëm.

Ndërsa dy persona të tjerë kanë marrë lëndime dhe se njëri prej tyre po e vazhdon tretmanin mjekësorë në QKUK.

Një prej tyre është dërguar në mbajtje pas vendimit të prokurorit të rastit.

“Rr. Suharekë –Duhël 15.04.2022-22:02. Është raportuar për një aksident trafiku mes tri veturave me ngasës meshkuj kosovarë.

Përveç dëmeve materiale, lëndime vdekje-prurëse ka pësuar njëri nga drejtuesit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar lëndime trupore ku njëri nga të dy është duke u trajtuar në repartin kirurgjik i cili me venim të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”./Fokusi.info/