Aksident i rëndë në Podujevë, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën Kërpimeh – Podujevë.

Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete, ku për pasojë, sipas dëshmitarëve, ka edhe persona të lënduar.

Siç mëson Llapi.info, të lënduarit janë transportuar për në QKUK.