Aksident i rëndë në Tiranë, pamjet e makinave të përmbysura

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë, në hyrje të rrugës së Durrësit. Dy makina janë përplasur mes tyre, teksa një prej automjeteve thuajse është përmbysur.

Makina tjetër ka përfunduar në trotuar duke thyer dhe barrierat e hekurit. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar në gjendje serioze nga aksidenti./Express