Aksident i rëndë në Vlorë! Makina përplas për vdekje të moshuarin

Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Mësohet se rreth orës 07:50, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në rrugën dytësore të Lungomares një automjet tip “BMW” ka përplasur një të moshuar me biçikletë, i cili ka ndërruar jetë. Viktima po ecte në këmbë, teksa mbi biçikletë kishte vendosur qeset e pazareve.

I ndjeri, që u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve është 75-vjeçari Qemal Lamani.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin K.I., 35 vjeç, banues në Vlorë, me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me aksidentin