Aksident i rëndë në Vranidoll: 8 persona të lënduar

Një aksident i rënë ka ndodhur pak më parë në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Vranidoll, ku si pasojë janë lënduar tetë persona.

Raportohet për një person nga tetë të lënduarit është në gjendje të rëndë. Lajmin për Metron e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Vranidoll. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti për Gazetën Metro.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.