Aksident i trefishtë në Rrugën e Kombit, ndërron jetë një person

Disa çaste më parë është regjistruar një aksident tragjik në Rrugën e Kombit në afërsi të Rrëshenit, ku ka ndërruar jetë një person.

Burime për FaxNews bëjnë me dije se trupi i viktimës ka qëndruar për rreth 30 minuta në automjet dhe është nxjerr i pajetë prej tij.

Ndërkohë, në aksident mësohet se janë përfshirë tre automjete, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e aksidentit tragjik.