Aksident me pasojë vdekjen në Maliq, këmbësori humb jetën

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se në fshatin Drithas në Maliq një makinë ka përplasur një këmbësor i cili ka humbur jetën në vendngjarje.

Bëhet e ditur se viktima është i seksit mashkull por ende nuk dihet identiteti i tij dhe as identiteti i drejtuesit të mjetit.

Pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje në një aks tepër problematik./joq