Aksident me vdekje në Levan-Fier, 53-vjeçari bëhet “copash” me makinën sportive

Fier – Një aksident tragjik i ka marrë jetën një personi në autostradën Levan – Fier. Policia raporton se viktima është identifikuar si D.SH 53-vjeç banues nga Shkodra.

53-vjeçari udhëtonte me një makinë sportive tip “Corvette” dhe aksidenti është shënuar rreth orës 22:00.

Deri më tani shkak i këtij aksidenti të rëndë dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave e makinës luksoze.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:00, në aksin rrugor Levan-Vlorë, ka dalë nga rruga automjeti tip “Covert” me drejtues shtetasin D. Sh., 53 vjeç, banues në Shkodër, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj dalje nga rruga.
/abcnews.al/