Aksident mes autobusit e veturës në magjistralen Podujevë-Prishtinë

Një aksident trafiku në mes të një veture e një autobusi ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Lluzhan.

Zëdhënësja e Policisë Florie Ahmeti ka thënë se si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka marrë një person, i cili është duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në QMF në Podujevë.

“Aksidenti ka ndodhë në ora 16:40 magjistralen Podujevë-Prishtinë saktësisht në fshatin në Lluzhan. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një autobus dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person, i cili është duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në QMF në Podujevë”, ka thënë Ahmeti.