Aksident mes dy veturave në Klinë, gjashtë të lënduar

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Klinavc të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova njoftoi se në aksident janë përfshirë dy vetura, teksa gjashtë të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 14:50, Policia është informuar se në fshatin Klinafc- Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar në Spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njesitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor DRP Pejë.”

Lini një Përgjigje