Aksident mes dy veturave, njëra bie në kanal, ka të plagosur (Foto/Video)

Dy automjete janë përplasur duke shkaktuar të plagosur mëngjesin e sotëm në fshatin Baltez të Fierit. Njëri nga automjetet ka dashur të hyjë në by passin e Fierit, kurse tjetri ishte duke ecur në këtë aks ku ka goditur automjetin e parë. Njëra nga makinat ka rënë në kanal nga përplasja.

Sipas banorëve aksidentet janë të përditshme në këtë aks, duke u vënë në rrezik jetën dhe drejtuesit e automjeteve. Gjendjen e bën problematike fakti që janë 6 rrugë që lidhin  by passin me fshatrat. Policia Fier nuk ka dhënë akoma një njoftim për aksidentin.