Aksident në Dibër/ 2 të plagosur, një grua në gjendje të rëndë për jetën

Dy automjete janë përplasur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Bulqizë e për pasojë kane mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh.

Mësohet se gruaja është në gjendje më të rëndë për jetën.

Ajo pritet të dërgohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë për një mjekim më të specializuar mjekësor. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Shqiptarja.com