Aksident në Elbasan, dy të plagosur rëndë

Një aksident me pasojë plagosjen e të paktën dy personave ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare që lidh Elbasanin me Peqin.

Ngjarja ndodhi rreth orë 14:50 në afërsi të qendrës së fshatit Papërr. Burime nga vendngjarja raportuan se në aksident u përfshinë dy automjete.

“BalkanWeb” mëson se një prej të plagosurve, një grua, kishte mbetur e bllokuar në automjet, ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses që të bënte të mundur nxjerrjen e saj.