Aksident në Fushë Kosovë, lëndohen dy këmbësorë

Dy këmbësorë kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti me një veturë në Fushë Kosovë.

Të lënduarit morën trajtimin mjekësor pas aksidentit.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:00, në rrethrrotullim në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe dy këmbësorëve. Si pasojë e aksidentit,ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy këmbësorët. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.

Lexuesit e portalit kanë dërguar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes.