Aksident në Podujevë, ka të lënduar (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 22:00 në kilometrin e parë të magjistrales Merdar-Podujevë.

Sipas dëshmitarëve, të cilët kanë dërguar pamje në Llapi.info, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë e këtij aksidenti ka edhe persona të lënduar. Ekipet kompetente policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.