Aksident në Prishtinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në “Rrugën B”, në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, teksa në vendngjarje ka arritur edhe Policia e Kosovës.

Në fotografinë e siguruar nga Gazeta Blic, shihen dy vetura të Policisë, që kanë dalur në vendngjarje, teksa është duke u bërë tërheqja e njërës nga veturat e aksidentuara.

Nuk raportohet për të lënduar.