Aksident në rrugën Shkup-Tetovë, përmbyset një makinë (video)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para më pak se një ore në autostradën Shkup-Tetovë.

Sipas TV Shenja, aksidenti ka ndodhur afër pompës së benzinës “7 vëllëzërit”, ndërsa arsyet akoma nuk dihen.

Policia është në vendngjarje dhe po ashtu nuk ka informacione për gjendjen e personave që kanë qenë në veturën e aksidentuar.

https://youtu.be/CBcEUS0CXP4