Aksident në Tiranë, makina përplas këmbësorin, rëndë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Makina ka përplasur një këmbësor te Ura e Shkozës. Policia bën me dije se këmbësori është në gjendje të rëndë për jetën.

Ai ishte duket kaluar rrugën kur u përplas nga makina, e cila dyshohet se ishte me shpejtësi. Ishte një makinë e llojit “Smart” që ka përplasur këmbësorin. Policia ka shoqëruar gruan që drejtonte automjetin.

Njoftimi

Rreth orës 21:05, në rrugën “Ali Demi”, automjeti me drejtuese shtetasen G.S, ka përplasur një këmbësor.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar është dërguar në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesja e automjetit shtetësia G.S është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin e shtetasit të aksidentuar.

Dita e aksidenteve

6 aksidente kanë ndodhur mbazditen e sotme në vend. Elbasan, Librazhd, Tiranë dhe Lezhë, janë raportuar aksidente, ku disa prej tyre kanë përfunduar me të plagosur. Shkak dyshohet të jenë edhe kushtet atmoserike, sidomos në Elbasan dhe Librazhd./mapo.al