Aksident në Veternik

Një aksident trafiku pa të lënduar ka ndodhur para pak minutash në Veternik, më konkretisht te “Gorenje”.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes i kanë thënë portalit Koha.net se nga aksidenti s’ka të lënduar, por goditja e automjetit me një autobus ka ardhur si pasojë e kolonës së madhe.

Prej ditës kur nisën intervenimet në Veternik, tek ura lidhëse, në këtë pjesë po shkaktohen kolona e tollovi të shumta.