Aksident te ETC-ja, dy të lënduar rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë tek ETC-ja në zonën industriale Prishtinë-Fushë Kosovë.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar rëndë dy persona.

Klan Kosova ka provuar të kontaktoj me Policinë për të marrë detaje shtesë mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur.