Aksident trafiku në Prishtinë, një person i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Prishtinë.

Lexuesit e Indeksonline kanë dërguar foto nga aksidenti, ku shihet një veturë/taksi teksa ka goditur një shtyllë të ndriçimit, të vendi i quajtur “udhëkryqi i Ilirisë”.

Sipas lexuesve, një person ka mbetur i lënduar në këtë aksident.

Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin./Indeksonline/