Aksident tragjik afër Deçanit: Pas vetaksidentit, shoferi goditet për vdekje nga një veturë tjetër

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë pasi është goditur nga një veturë, derisa po e kalonte rrugën.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se, viktima ishte vetaksidentuar fillimisht. Më pas kishte dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës, është goditur nga një veturë e cila ishte në lëvizje nga drejtimi i Gjakovës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Ju informojmë se me datë 24 shkurt 2023, rreth orës 22:35, Policia është informuar për një vet aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Rastavic – Deçan. Deri te vet aksidenti ka ardhur deri sa i vozitësi ishte duke qarkulluar në rrugën Gjakovë – Deçan, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtësisë, humb kontrollin del nga rruga. Viktima kishte dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës ne kursin nga drejtimi i Gjakovës goditet nga një veturë e cila ishte në lëvizje nga drejtimi i Gjakovës.

Viktima dërgohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë e më pastaj për shkake të natyrës se lëndimeve është dërguar për në QKUK – Prishtinë. Sot rreth orës 01:50 minuta Policia është njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion. I dyshuari me urdhër Prokurorit shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.