Aksident tragjik në Hungari, 8 persona humbin jetën

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 48 të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor që ka ndodhur në kryeqytetin e Hungarisë.

Mediat vendase bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në autostradën M7 pranë Szabadbattyan në Hungari.

‘Tetë persona vdiqën në vendin e ngjarjes, dy u plagosën rëndë dhe dyzet e gjashtë u plagosën lehtë në një aksident autobusi që ndodhi të dielën në mëngjes në autostradën M7 pranë Szabadbattyan’,kanë bërë me dije autoritetet hungareze.