Aksident tragjik në Klos, vdes shoferi

Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Cerujë të Klosit. Një automjet ka përfunduar në greminë e për pasojë shoferi ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët e fshatit të Cerujës.

Njoftimi i policisë:

Me datë 10.01.2022, në fshatin Shkallë, Cërujë, Mat, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin duke rënë disa metra poshtë rrugës dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.