Aksidentohet një veturë e nuses në Gllarevë

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se në aksidentin e ndodhur në Gllarevë nuk ka persona të lënduar.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Është aksident vetëm dëme materiale”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

Ai ka shtuar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. /Telegrafi/