Akuzoi Ramën se po punonte kundër Kosovës për para, Haradinaj ndryshon qëndrim

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se qëndrimi i kryeministrit Edi Rama gjithmonë në përputhje me partnerët tanë, edhe kur nuk pajtohet plotësisht dëshmon për vizion.

Ai sqaroi edhe deklaratën që pati bërë kur ishte kryeministër dhe ishte shprehur kundër Ramës për idenë e shkëmbimit të territoreve, duke theksuar se në atë kohë ishte kundër kujtdo që kishte këtë mendim, duke e parë si rrezik për sigurinë e Kosovës.

“Rama ka një qasje në përputhje me aleatët tanë, edhe kur nuk pajtohet me ta, është në mes si rasti i fundit. Është në vizion të mirë, nuk e them për hatër të tij, është në vizion, nuk shkakton pasoja. Është prezent, si në OKB kur ngriti të drejtën e Kosovës. Edhe kërkesën për KFOR duhet të sqarojmë se nuk kërkoi mandat të ri të KFOR por angazhim më të madh. Ndoshta Vuçiç e ka thënë me qëllim që të mos e themi ne. E kam kundërshtuar çdokënd që shprehet për shkëmbim territoresh, sepse duke e njohur Serbinë, e dija që do të kishte rreziqe të jashtëzakonshme për sigurinë”, tha Haradinaj.