Alarm i rremë për tërmetet

Një lajm i cili po bën xhiron e rrjeteve sociale ka shkaktuar panik te qytetarët. Sipas këtij lajmi, në orën 23:30 pritet një tërmet i fortë prej 6 ballësh.

Menjëherë ka reaguar Minsitria e Mbrojtjes dhe kryeministri Rama, duke u shprehur se bëhet fjalë për një lajm të rremë.

“Prej disa minutash qarkullon ne disa portale dhe rrjete sociale nje lajm i rreme mbi parashikimin e nje termeti me permasa, ne oren 23.30. I bejme thirrje te gjithe qytetareve, te mos bien pre e njoftimeve te tilla keqedashese dhe perhapese paniku pasi nuk ka asnje parashikim te tille shkencor nga asnje institucion shkencor” thotë Ministria e Mbrojtjes.