Alarm i rremë për tërmetin e madh në Shqipëri, ndizen dritat e stadiumit në kryeqytet

Një alarm i rremë për një tërmet të madh ka disa minuta që po qarkullon në Shqipëri. Megjithëse ky fenomen nuk parashikohet, është lajmëruar se në orën 23:30 do të ketë një tërmet me magnitudë 6 ballë.

Kjo ka bërë që në stadiumin “Selman Stërmasi” të ndizen dritat. Shumë njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe e kanë parë këtë ambient si më të mirin për t’u strehuar, sapo të largohet edhe rreziku i madh.