Alarm i rremë, valixhja të bulevardi “Bill Clinton” kishte rroba brenda

Rruga te bulevardi “Bill Clintoni”, është liruar për qarkullim, pasi valixhja që dyshoje se ishte mjet shpërthyes, kishte brenda vetëm rroba, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në ora 10:30 kanë pranuar një informacion për një valixhe të dyshimtë në këtë rrugë.