Alarmante: 888 raste të reja me COVID-19 në Kosovë dhe 1 i vdekur

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton Fokusi.info.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 888 raste të reja të infektuara me këtë virus nga testimi i 6 mijë e 86 mostrave.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit,  38 persona janë shëruar nga COVID-19.

Kujtojmë që së fundmi numri i rasteve të infektuara me koronavirus ka filluar të rritet.