Albin Kurti rezulton pozitiv me koronavirus

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan Fokusi.info.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kurti ka thënë se pas disa simptomave të Covid-19, dje është testuar dhe ka rezultuar pozitiv.