Albin Kurti tregon se ku ishte takuar me Presidentin Ibrahim Rugova

Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, sot ka vizituar edhe Muzeun e Pavarësisë.

Kurti deklaroi në atë shtëpi kishte filluar veprimtarinë e tij Presidenti Ibrahim Rugova.

“Filluam ditën me vizitën në Prizren, tash jemi këtu tek Muzeu u Pavarësisë që gjatë viteve të 90-ta ishte shoqata e shkrimtarëve të Kosovës, dhe ku e filloi veprimtarinë e tij diplomatike, publike dhe politike Presidenti dr, Ibrahim Rugova”.

“Me presidentin Ibrahim Rugova unë jam takuar këtu në vitin 1997 dhe takimet tona kanë qenë konstruktive edhe atëherë kur nuk jemi pajtuar”.

“Unë e vlerësoj për insistimin e tij për pavarësinë e Kosovës dhe lirinë, dhe kundër okupimit të Serbisë”.

“Në këtë shtëpi bashkë me Adem Demaqin në vitin 88 dhe 89 kemi mbajtur mbi 15 konferenca për shtyp si zyre e përfaqësisë së përgjithshme politike të  UÇK-së. Gjashtë prej të cilave unë i kamë mbajtur vet pa bacën Adem pasi ai nuk ishte ose ishte i sëmurë ose ishte në udhëtime dhe takime zyrtare”, ka thënë Kurti. /kk