Amaneti i veteranit të UÇK-së, Sadik Makolli varroset me këngët e Dervish Shaqës

Dje, pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare dhe veterani i luftës së UÇK-së, Sadik Makolli, shkruan Fokusi.info.

Në prani të familjarëve, bashkëveprimtarëve dhe bashkëluftëtarëve, ai u varros sot në fshatin Marec të Prishtinës.

E veçanta e këtij varrimi ishte se ai kishte lënë amanet që të varroset pa ceremoni, por vetëm me këngët e rapsodit Dervish Shaqa, ku edhe vet i këndonte bukur këngët e tij./ Fokusi.info/