Ambasada Amerikane në Kosovë iu bën thirrje shtetasve të saj të shmangin vendet me shumë njerëzish për shkak të sulmeve të mundshme terroriste

Ambasada Amerikane në Kosovë në një njoftim të datës 22 nëntor ka paralajmëruar shtetasit e saj sa i përket sulmeve të mundshme terroriste në territorit e Kosovës.

Në njoftimin e shpërndarë në faqen  travel.state.gov, iu bëhet me dije shtetasve amerikanë që të rishqyrtojnë ushëtimet e tyre në Mitrovicë të Veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan për shkak të mundësive për trazira.

Tutje në njoftimin e Ambasadës thuhet se terroristët mund të sulmojnë në qendra tregtare, hotele, klube, restorante etj.

“Grupet terroriste vazhdojnë komplotimin e sulmeve të mundshme në rajonin e Ballkanit, duke përfshirë Kosovën. Terroristët mund të sulmojnë me pak ose aspak paralajmërim, duke synuar vendet turistike, qendrat e transportit, tregjet/qendrat tregtare, strukturat e pushtetit lokal, hotelet, klubet, restorantet, vendet e adhurimit, parqet, ngjarjet e mëdha sportive dhe kulturore, institucionet arsimore, aeroportet dhe zona të tjera publike” thuhet në njoftimin e tyre raporton.