Ambasada amerikane në mbështetje të ambasadorit gjerman i cili i reagoi Goran Rakiqit

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka mbështetur reagimin e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kundër ministrit serb në Kosovë, Goran Rakiq.

Ambasadori gjerman i ka reaguar Rakiqit, kur ai krijoi analogji me rastin e aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës dhe aksionit të fashistëve gjermanë kundër çifutëve në Gjermani.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter Rohde tha se është i papranueshëm krahasimi i aksionit të sotëm të Policisë me “natën e kristaltë”.

“Stop! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”, ka shkruar Rohde.

Ambasada amerikane ka shpërndarë këtë postim të Rohdes në Twitter.