Ambasada amerikane në Kosovë ka lëshuar një reagim për vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, për masë pezulluese deri më 29 maj ndaj dekretit të presidentit Thaçi për propozimin e Avdullah Hotit për kryeministër.
Me anë të një postimi në Twitter, kjo ambasadë e ka mirëpritur këtë vendim, duke thënë se kjo është tregues i funksionimit të sundimit të ligjit.
Kjo ambasadë po ashtu ka mbështetur edhe qëndrimet e liderëve politikë, të cilët u shprehën se do ta respektojnë këtë vendim të Kushtetueses.
Njoftimi i plotë:
Përgjigja e Gjykatës Kushtetuese për të lejuar kohë për diskutime tregon për funksionimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Ne po ashtu mirëpresim thirrjet e liderëve politikë dhe institucional për të respektuar Gjykatën dhe proceset e saj.
The Constitutional Court’s response to allow time for deliberations shows Kosovo rule of law at work. We also welcome the calls by political and institutional leaders to respect the Court and its processes.
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) May 2, 2020