Ambasadori rus në Beograd: Plani franko-gjerman i papranueshëm për Serbinë, zgjidhja për Kosovën pas luftës në Ukrainë

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bochan-Kharchenko, ka thënë se zgjidhja për Kosovën do të vijë pas luftës në Ukrainë, të cilës iu referua si konflikt mes Perëndimit dhe Rusisë në territorin e Ukrainës.

“Në konfliktin mes Perëndimit dhe Rusisë, Rusia me siguri do të fitojë. Rusia nuk po bën luftë kundër Ukrainës, por është në konflikt me Perëndimin në territorin e Ukrainës. Siguria europiane në tërësi do të varet nga rezultati i atij konflikti. Jemi të bindur se do të vendoset një rend i ri ndërkombëtar multipolar, në të cilin Perëndimi nuk do të luajë një rol vendimtar. Tani Washingtoni po përpiqet ta zgjidhë çështjen e Kosovës përmes planit franko-gjerman, por në rrethanat aktuale kjo nuk është e mundur”, tha Bocan-Kharchenko për mediumin serb “Beta”.

Ndërkaq, për planin franko-gjerman, ai tha se e kupton që plani franko-gjerman “për zgjidhjen e çështjes së Kosovës” nuk është i pranueshëm për Serbinë, sepse parasheh moskundërshtimin e Serbisë që Kosova të anëtarësohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

“Ndryshe nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, plani franko-gjerman nuk është bazë për zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës. Dhe ky plan, si gjithë të mëparshmit, parasheh lëshime të njëanshme nga Beogradi, në radhë të parë që Kosova të bëhet anëtare e të gjitha institucioneve ndërkombëtare dhe Kombeve të Bashkuara. Plani franko-gjerman në thelb përfaqëson njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Perëndimi këmbëngul hapur se Beogradi duhet të njohë pavarësinë e Kosovës”, tha Bocan-Harchenko.

Për qëndrimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq që tha se do të marrë pjesë në “procesin e zbatimit të propozimit franko-gjerman”, ambasadori rus tha se e kupton se Beogradi ishte “vetëm i gatshëm” për të vazhduar bisedimet bazuar në atë propozim.

“Mendoj se për Presidentin e Serbisë vetëm disa pika të atij plani janë të pranueshme për diskutim dhe zbatim. Në çdo rast, pikat që parashikojnë njohje ndërkombëtare nuk janë të pranueshme për Serbinë. “Për Perëndimin pika më e rëndësishme është ajo që parasheh anëtarësimin e Kosovës në institucionet.