Ambulanca përplas për vdekje fëmijën në Kakavijë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të shtunë në Kakavijë.

Një ambulancë ka përplasur për vdekje një fëmijë 10-vjeçar, familja e të cilit po qëndronte në radhë për të kaluar nga Dogana e Kakavijës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë kthesës së fshatit Bularat.

Tvklan.al mëson se ambulanca, që drejtohej nga A.Golemi, po transportonte një grua me probleme shëndetësore dhe ka qenë me shpejtësi. Dyshohet se fëmija i shpëtoi nënës nga duart dhe doli para mjetit.

Përplasja ka qenë fatale për të miturin, i cili humbi jetën në vend.