Arbnora Ademaj: Roli im në “Kırık Hayatlar’’ ka për qëllim të tregojë gruan e fuqishme shqiptare

Ekipi i RTV21 ka shkuar në Turqi për të parë një ditë të aktores, Arbnora Ademaj.

Kjo e fundit tashmë ka filluar të zhvillojë karrierën e saj atje, madje është bërë pjesë e kinematografisë turke.

Arbnora ka treguar se roli, i cili i është besuar ka pasur për qëllim të tregojë një grua të fuqishme shqiptare.

Madje, ajo ka shtuar se edhe pse po punon në Turqi, ajo nuk mund të shkëputet nga Kosova.

Kujtojmë që, Arbnora Ademaj është protagoniste e serialit “Kırık Hayatlar’’.