Ardhja e Vuçiq përplas Vetëvendosjen me policinë në Tiranë

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje janë përplasur me policinë para ambienteve të hotelit ku kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim, presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe homologun e tij nga Maqedonia e Veriut Zoran Zaev.

Një protestuese i ka kërkuar policisë që të mos e prekë me dorë pa i treguar një mandat arresti, ndërsa tha se “Shqiptari shtyn shqiptarin, për një vrasës”.

Me fjalën ‘vrasës” ajo i referohej Vuçiqit, i cili ngjalli zemërim tek shqiptarët duke mohuar masakrën e Reçakut.