Arifi e akuzon Kurtin: Po përçan shqiptarët në Luginën e Preshevës

Gjatë një intervistë për ABC News, Shqiprim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ai ka thënë se Kurti po luan një rol përçarës në politikën e Luginës së Preshevës.

“Është një traditë e kryeministrit që të përçajë shqiptarët në Luginën e Preshevës. Ai tregon që do vazhdimësinë e përçarjes në Luginën e Preshevës. Këtu ka një kundërshtim pasi Kryeministria duhet të ketë parasysh interesin e përgjithshëm të pakicës shqiptare në Luginë të Preshevës. Kurti ka një qasje tjetër ndaj Greqisë, ai kalon më shumë kohë atje se sa në Shqipëri. Dhe unë pyes, përse Tirana anashkalohet nga Prishtina dhe nga Kurti vetë dhe përse ky angazhim në Greqi. Kur Mitsotakis e ka thënë vetë se nuk do ta njohë Kosovën.” – deklaroi Arifi në Abc News.