Arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK-së në Tiranë, deklarohet Specialja

Në mediat në Shqipëri është raportuar se gjatë ditës së hënë SE është arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj.

Këtë e kanë konfirmuar për portalin Dukagjini nga Specialja, të cilët kanë thënë se Dhomat e Specializuara kanë kërkuar nga autoritet shqiptare për arrestimin e Goxhajt.

“Më 31 korrik 2023, autoritetet shqiptare arrestuan z. Dritan Goxhaj në Tiranë. KSC kërkoi bashkëpunimin dhe ndihmën e autoriteteve shqiptare për arrestimin e z. Goxhaj dhe dorëzimin e tij në KSK, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga një gjyqtar i KSK-së në lidhje me veprat kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësimin dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare. . Z. Goxhaj do të mbahet në Shqipëri, në pritje të një vendimi nga autoritetet shqiptare për transferimin e z. Goxhaj në ambientet e paraburgimit të KSC në Hagë”, ka thënë shefja për Informim dhe Komunikim me Publikun në Dhomat e Specializuara të Kosovës, Anglea Griep.