Arrestohen dy personat e dyshuar që ishin në kërkim

Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që sot të identifikohen dhe rreth orës 10:30, të arrestohen dy personat e dyshuar për tentim vjedhje, raporton Fokusi.info.

Aktualisht hetuesit policor, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me së paku tri raste (2 vjedhje dhe një tentim vjedhje), ku dyshohet të jenë të përfshirë personat e arrestuar:
R.J, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
L.S, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët janë dërguar në qendrën e mbajtjes, thuhet në njoftim./Fokusi.info/