Arrestohen nëntë aktivistë të PSD-së

Policia e Kosovës sot ka arrestuar disa prej anëtarëve të Partisë Socialdemokrate (PSD), të cilët kanë rezistuar të dalin nga Biblioteka Kombëtare.

Anëtarë e PSD-së u arrestuan në manifestimin e Ditës së Mësuesit në Bibliotekën Kombëtare, në të cilin do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti e ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Të arrestuarit janë: Teutë Rrusta, Nol Nushi, Gëzon Kastrati, Zgjim Hyseni, Natyra Kuçi, Behar Retkoceri, Lisjan Perolli, Eliot Hashimi, Frashër Krasniqi.

Aktivistët e PSD-së i vendosën librezën me nota të dobëta ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, në Ditën e Mësuesit.