Arrestohet i dyshuari pasi e qëlloi me armë zjarri një person

Hetuesit policorë sot kanë arrestuar një të dyshuar për  veprën penale vrasje e mbetur në tentativë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve, transmeton Klan Kosova.

Kjo pasi më datë 17 Janar 2020, në një restorant  në fshatin Babush, të Ferizajt, ku pas një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike, i dyshuari S.A. 40 vjeçar, ka qëlluar me armë zjarri në këmbën e djathtë viktimën K.I. 37 vjeçar dhe pastaj i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe deri sot ka qenë  në arrati.

Gjatë arrestimit, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale në fjalë.

Gjatë intervistimit në prezencë të avokatit,i dyshuari ka pranuar në tërësi veprën për të cilën ai ngarkohet.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit,i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.