Arrestohet i moshuari që kanosi Rrahman Jasharajn

I moshuari që kërcënoi dhe tentoi ta sulmojë fizikisht, Rrahman Jasharajn, është dërguar në mbajtje për 48 orë.Ai është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit.

“Shkolla “Ismail Qemali”, Prishtinë 05.09.2022 – 11:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ka tentuar ta sulmojë edhe fizikisht. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.