Arrestohet në Rinas me qëllim ekstradimi egjiptiani i rrezikshëm, i shpallur në kërkim për vrasje

Një shtetas Egjiptian është arrestuar me qëllim ekstradimi mëngjesin e sotëm në aeroportin e Rinasit. Policia bën me dije se 50-vjeçari me inicialet M.R ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me dashje, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

50-vjeçari  konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore nga autoritetet egjiptiane.

Më datë 06.11.2019, në Giza / Egjipt, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin egjiptian M. A., më pas ka marrë automjetin e viktimës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

ZQK INTERPOL Tirana, në bashkëpunim me INTERPOL Kajron do të vijojë procedurat për ekstradimin e tij drejt Egjiptit.

ReportTv.al