Arrestohet një serb në Zveçan, kërcënoi një polic të Kosovës

Policia e Kosovës sot ka arrestuar një person në afërsi të fshatit Zherovnicë të komunës së Zveçanit për kërcënime dhe i njëjti është dënuar për një rast dhe për momentin është i dyshuar për tjetrin.

Bëhet fjalë për një serb nga komuna e Zveçanit, sipas PK-së.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë për Kossev se ky person është dënuar me 25 ditë burg për shkak të kërcënimeve, por dënimi nuk është kryer.

I burgosuri M.A, megjithatë, po ashtu akuzohet se ka kërcënuar një pjesëtar të Policisë së Kosovës një muaj më parë, por në cilësinë private, për shkak të një borxhi të pretenduar, thekson Elshani.

Që atëherë, policia është vënë në kërkim të këtij personi.

M.A është ndaluar dhe nesër do të paraqitet para gjykatës.