Arrestohet Tomë Dodaj nga Gjakova i cili e shiti armën me të cilen u vra Liridona Ademaj

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e katërt që dyshohet se është përfshirë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Burimet tona mësojnë së i arrestuari është Tomë Dodaj nga Gjakova.

Ai dyshohet se ua ka shitur armën Naim Murselit dhe dorasit Granit Plava.