Arrihet marreveshja/ Basha: Hodhem një hap përpara. Rama: LBPD janë të kënaqur, bujrum

Këshilli Politik arrin marrëveshjen për reformën zgjedhore. Marrëveshja u përshëndet edhe nga OSBE e BE.

Reagimi i parë në Twitter i kryetarit Basha

Sot kemi hedhur një hap përpara, për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.  PDshqiperi dhe Opozita e Bashkuar është e gatshme dhe po punon përditë për t’jua kthyer qeverisjen shqiptarëve. Në emër të Opozitës së Bashkuar ju shpreh falenderimet tona aleatëve dhe partnerëve tanë euro-atlantikë për ndihmën dhe kontributin e tyre për gjetjen e dakortësisë për administrimin zgjedhor.

Reagimi i kryeministrit po në Twitter

Pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: “Mirë e kishim ashtu siç e kishim”Po mirë, unë kam menduar e mendoj që ka edhe më mirë, po meqë LBPD janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme,bujrum,si ta duan ata.
Rëndësi ka që: LBPD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë️ ODHIR është dakord që kjo nuk e cënon lirinë e zgjedhjeve.BE është e kënaqur,Shqipëria s’ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatave

/Ora News.tv/